November 29, 2024

Armina Mevlani tregon planet me ne fund

Ajo sapo është kthyer nga Javët e Modës në Itali e Francë, ku si çdo vit, është e ftuar për të marrë pjesë në sfilatat më në zë të markave të njohura. E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina” për të rrëfyer eksperiencat e këtij viti, Armina zbuloi edhe detaje të tjera nga jeta private.

E pyetur nëse Shkëlzeni e shoqëronte gjatë kohës që i duhet të ndjekë Javët e Modës, Armina tha se tashmë ai është mësuar me të. Nuk mund ta shoqërojë gjithmonë, por e bën sa herë mundet. jo është e kënaqur që Zeni e mbështet dhe e mirëkupton punën e saj, edhe pse nuk ka mundësi ta ndjekë në çdo aktivitet.

“Kemi filluar të hedhim disa plane në letër, unë do të doja shumë që edhe për fustanin të diskutoja me një nga markat më të njohura të fustaneve të nusërisë dhe për këtë kam nisur komunikimet…”, tha Armina lidhur me detajet e dasmës.
Miqtë dhe të afërmit i kanë kërkuar çiftit të bëjë një festë më shumë për të mbledhur bashkë të gjithë. Edhe kjo do të jetë private, një darkë mes miqsh dhe familjarësh, pa shumë bujë:

“Nuk kemi dashur të bëjmë organizim kaq të madh, por të gjithë miqtë na kanë thënë “pse nuk e bëni një dasmë, një festë” dhe po mendojmë që këtë ta bëjmë para martesës”.
Gjithçka është menduar mes miqve të ngushtë dhe familjarëve, por për momentin nuk ka asnjë plan konkret:

“Nuk do ta bëjmë publike, sepse nuk do jetë festë e madhe, unë nuk kam shumë dëshirë, sepse kam vite dhe më duket e kapërcyer si fazë, por meqë është diçka që e kanë qejf miqtë dhe familjarët tanë para atij hapi të madh, do ta organizojmë.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com