November 25, 2024

Zayn Malik dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes së tyre

Këngëtari Zayn Malik dhe modelja e njohur Gigi Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Çifti kishin dy vite së bashku, ndërsa vendosën që t’i ndajnë rrugët.

Ishte vetë Zayn ai që bëri të ditur këtë lajm përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie tepër të rëndësishme, të dashur dhe zbavitëse dhe kam një respekt të madh për Gigin si një grua dhe një mike. Unë jam mirënjohës të gjithë fansave tanë për respektimin e këtij vendimi të vështirë dhe privatësisë sonë në këtë kohë, ne dëshirojmë që ky lajm të jetë ardhur prej nesh së pari. Ne ju duam të gjithë ju. XZ”, ka shkruar Malik.

The Sun shkruan, që çifti u nda për arsye se oraret e tyre ishin të zgjatura dhe detyroheshin shpesh, që të mbanin lidhje në distancë.

“Ata nuk janë më çift, por qëndrojnë të afërt dhe mbështesin njëri-tjetrin. Realiteti është se ata kanë qëndruar larg njëri-tjetrin gjatë për një kohë të gjatë. Ata kanë orare të çmendura pune, të cilat do të ushtronin presion mbi çdo marrëdhënie”, ka thënë një burim i afërt me The Sun.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com