November 25, 2024

Shkarkohet nga detyra zyrtari i lartë i reformës në drejtësi

Komisioneri Herald Saraçi, i cili kishte për detyrë verifikimin e pastërtisë së gjykatësve dhe prokurorëve, është i pari që u përjashtua nga sistemi i drejtësisë për shkelje ne detyre.

Komisioni Disiplinor, pranë Kolegjit të Apelimit dënoi komisionerin Saraçi, pas gjetjeve dhe verifikimit të akuzave për pengim të funksionimin e institucionit, duke mos miratuar Rregulloren e brendshme. Po ashtu mbi të binin edhe akuza për nënshkrim të dy kontratave të parregullta në rekrutimin e stafit, si dhe sabotim të mbledhjeve në komisionin AD-HOC të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Por Në tre seancat e zhvilluara pranë Kolegjit të Apelimit, Herald Saraçi ka thënë se e gjithë veprimtaria e tij ka qenë në respekt të përcaktimeve ligjore.

Sipas tij, në asnjë moment nuk është pasqyruar shkelja ligjore. Për pasojë, Komisioneri Saraçi, ka vlerësuar si të njëanshme dhe të pabazuara në prova kërkesën për masë disiplinore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com