Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar sot se LSI propozon kthimin edhe njëherë në parlament të Ligjit për taksat.
Po lulëzon varfëria, tha Kryemadhi, në një konferencë shtypi para mediave, në vend që të kishte rilindje.
Edhe ne si opozitë do të hyjmë në histori që nuk bëmë asgjë për ta ndaluar këtë qeverisje e këtë situatë.
Me këto ritme zhvillimi, i bie që kur unë të kem 104 vjeç i bie që ne të jemi si europianët dhe stërnipat do të më thoshin t’u thaftë dora që ajo çizmja jote nuk i ka në kokë Edi Ramës që ta shkundte pak nga trutë. Por ne shpresojmë tek integrimi europian,” theksoi Kryemadhi.
E pyetur për mungesën në media, kryetarja e LSI tha: Përsa i përket mungesës sime në media dua të them se ne jemi mësuar me modele të vjetra dhe të shohim kryetarët, por politika ka nevojë për nejrëz të rinj, elita të reja dhe po të shikoni se LSI nuk ka munguar. Mund të mungojë Kryemadhi, po jo Vasili, Gjosha, Kërpaçi etj. Më mirë të keni mall për mua sesa socialistët që të kërcasë ndonjë çizme tjetër.
Bashkëpunimi ynë në shërbim të luftës kundër varfërisë, krimit të organizuar, një jete më të mirë për shqiptarët, të një hemoragjie njerëzore është e do të jetë i hapur dhe transparent si për ligjin e Policisë, Vetingun në Polici etj. Bashkëpunimi ynë do të jetë i hapur si dhe për paketën e tvsh që vogël, për paketën e varfërisë.”