Ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar sot në selinë e PD ku është takuar me kryetarin Lulzim Basha.
Takimi ka nisur në orën 12:00. Ai po ndodh në kulmin e përplasjeve politike PD-PS, kur PD akuzon kryeministrin Edi Rama për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit dhe PS i është kundërpërgjigjur me akuza për financime të fshehta nga rusë.
Takimi po ndodh gjithashtu dy ditë para një aksioni të fortë politik të paralajmëruar për në Kuvend nga PD, për të kthyer mijëra familje shqiptare në skemat e ndihmës ekonomike.