Policia e Shteti ka bërë publike masat e saj për mbarëvejtjen e ditës së Verës në Elbasan. Në gatishmëri do të jenë 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH Tiranë.
“Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve në disa rrugë kryesore të Elbasanit.
1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga “Rrethrrotullimi i luleve – Bashkia”
2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj