November 25, 2024

Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të përfitojnë bursë 42-ditore.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada thekson se projekti në fjalë përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës. Ndërkohë, aplikimet do të vazhdojnë deri në datën 31 mars.

“Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com