Funksionari i LSI Ylli Manjani, ka reaguar ditën e sotme në rrjetin e tij social Facebook, në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për çështjen e lobimit të PD në SHBA.
Duke ironizuar deklaratat e Ramës, ai është shprehur se edukatë sot quhet të përdorësh drogë dhe të trafikosh drogë, ndërsa takimi me shokët e idealit bëhët në banjot e spitalit.
Shqip-shkrimi dhe shqip-shqiptimi i opozitës i duket i pa edukatë.
Dmth, edukatë sot quhet drogë-përdorimi dhe drogë-trafikimi. Kurse me shokët e “idealit” takimi të banjot e spitalit.. Pra po fole kundër drogës dhe drogaxhinjve, quhesh Rus dhe i pa edukate! Po bëre drogë quhesh shqipshqiptues me edukatë të lartë!
Medet halli kush qeveris!”-shprehet Manjani.