Adelina Tahiri shpalli zyrtarisht fejesën vitin e kaluar dhe shumë shpejt ata u martuan në një ceremoni private me bashkëshortin e saj, Serjoza Markov.
Duket se çifti kanë vendosur ta zgjerojnë familjen sa më shpejt. Ajo është në pritje të fëmijës së parë i cili është djalë.
Teksa gjinia e bebit është bërë e ditur, tani kurioziteti ka qenë i madh si duket barku i Adelinës.
Edhe këtë kuriozitet këngëtarja e ka shuar sot gjatë një interviste për “Prive”, ku ngriti bluzën dhe tregoi barkun.
“Fytyra pasqyron çdo gjë, sado të flas unë, brenda në shpirt jam shumë e lumtur. Dashuria nuk ka kohë, ajo ndodh, nuk e përcaktojmë dot, është diçka e fortë që ndodh”, u shpreh Adelina.
“Nuk e kisha planifikuar, por kur kishte dashuri të madhe ndodhi”, tha këngëtarja për martesën me milionerin maqedonas Serjoza Markov.