November 25, 2024

Japoni: një çast heshtje në 7-vjetorin e katastrofës bërthamore në Fukushima

Japonia mbajti një çast heshtje për të përkujtuar 7-vjetorin e tërmetit të fuqishëm dhe tsunamit, të cilët lanë 18 mijë persona të vdekur e të humbur dhe që shkaktuan  katastrofën më të keqe bërthamore në botë që pas Çernobilit.

“Japantimes”njofton se përvjetori i fatkeqësisë së 11 marsit 2011 u shënua në kohën kur rreth 73 mijë banorë të zonave të goditura pritet të kthehet në vendbanimet e tyre.

Janë rreth 34 mijë persona nga prefektura e Fukushima-s që nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të jetojnë larg saj për shkak të kontaminimit radioaktiv të shkaktuar nga tre reaktorët bazë të stacionit të energjisë Fukushima nr.1.

Numri i të vdekurve nga tërmeti më i madh në Japoni, 9 ballë, që u pasua nga tsunami dhe tronditje të zgjatura, ka arritur në 15 895 deri të premten sipas Agjensisë Kombëtare të Policisë që shtoi se duhen llogaritur edhe 2 539 persona zyrtarisht të zhdukur.

Të dielën në ceremoninë përkujtimore në Tokio organizuar nga qeveria, mori pjesë Princi Akishino dhe kryeministri Shinzo Abe sëbashku me përfaqësues të të mbijetuarve nga prefekturat e goditura më rëndë, Miyagi dhe Fukushima si dhe të ftuar të tjerë.

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com