Victoria Beckham është një nga personazhet më të suksesshëm në botë dhe me pasuri marramendëse, por edhe ajo është njësoj si gratë e tjera kur vjen puna në jetën e saj familjare. Stilistja Victoria Beckham ka treguar se pavarësisht të ardhurave, ajo është tradicionale dhe pret që bashkëshorti i saj ta marrë nga puna, mirëpo jo gjithmonë burrat janë të përpiktë.
Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ajo ka thënë se është në pritje të ish-futbollistit David ndërsa qëndron në mes të shiut, por në një strehë ku nuk laget.
Gjatë pritjes, Victoria fotografoi motocikleta dhe i shoqëroi me pyetjen nëse janë më të shpejta.
Si fillim shkroi: “Kur qëndron në shi dhe pret burrin që të të marrë nga puna”. Më pas bën një tjetër postim ku shkruan: “Ndoshta biçikleta është më e shpejtë”
Vetëm pak minuta më pas, bashkëshorti i saj prej 20 vitesh arriti dhe të dy u drejtuan për në destinacionin e rradhës