November 25, 2024

Hueyda El Saied tregon për herë të parë si e zbuloi tradhtinë e bashkëshortit

Disa kohë më parë lajmi se balerina e njohur Hueyda El Saied ishte ndarë nga bashkëshorti bëri bujë mediatike. Ajo tregoi në emisionin “Top Show” se arsyeja e ndarjes ishte një tradhti nga ana e bashkëshortit me të cilin ka një djalë të quajtur Gabriel.

Por pasi kanë kaluar disa kohë nga përhapja e lajmit, Hueyda ka treguar edhe disa detaje të tjera për emisionin “Thumb”.

Hueyda rrëfeu në studio se ajo e kishte kapur tradhtinë e bashkëshortit pikërisht nga celulari. “E kisha dhe unë gjurmën e gishtit tek telefoni i tij që mund ta hapja si password dhe e pash” – ka thënë ajo.

Ndërkohë pyetjes së Fatmës nëse ishte një tradhti që bënte fjalë për një lidhje paralele, Hueyda iu përgjigj: “Po, paralele, edhe pse nuk e di mirë sepse nuk iu futa shumë thellë situatës”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com