November 25, 2024

“Gruaja ime ka durim me një burrë si mua, kam qenë në kontakt me femra të rrezikshme”

Artur Zheji, drejtuesi i emisionit ‘360 Gradë’ në Ora News ka treguar marrëdhënien e tij me bashkëshorten e tij, Klodin e cila është pianiste.

Të dy kanë 17 vite që gëzojnë dashurinë, nga e cila kanë ardhur në jetë dy fëmijë. Gjatë një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai rrëfeu se ndihen akoma si dashnorë, pavarësisht viteve që kanë kaluar.

Pjesë nga intervista

Artur Zheji: Gruaja ime ka një durim të mrekullueshëm me një burrë si puna ime. Profesioni im ka qenë gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me femra të rrezikshme. Femrat e rrezikshme janë single, në kërkim të një divorcimi, mundësisht të një burri me karrierë të mirë dhe me lekë, joshëse, din të japin iluzionin se janë seksi dhe kanë aftësi për të kontaminuar në trurin e një mashkulli. Sot në Shqipëri mund të them nja 10 burra që kanë paralel nja 2 apo 3 gra. Unë me këto lloj femrash kam qenë në kontakt pune, ajo më ka besuar që ka qenë marrëdhënie pune, ka shmangur incidentet që vijnë nga xhelozia.

Rudina Dembacaj: Jep siguri si bashkëshort?

Artur Zheji: Dje bëra një bilanc me gruan time dhe pa kuptuar kemi 17 vite që kalojmë bashkë. Ndihemi akoma si dashnorë, jo cdo ditë por një arratisje në fundjavë në Vlorë apo Pogradec. Krijohet ajo situata e dashnorit brenda monotonisë së martesës dhe kjo funksionon.

Facebook Comments

MineralHygienics.com