Në filmin dokumentar “Putini”, Presidenti rus ka deklaruar se gjyshi i tij nga ana e babait ishe një nga kuzhinieret e Leninit dhe te Stalinit. Ndërkohë që gjyshi tjetër nga nëna, sipas Putinit, është treguar i mëshirshëm ndaj një ushtari austriak që donte ta vriste, duke e plagosur dhe pastaj duke i mjekuar plagët.
Gjyshi nga babai quhej Spiridon Putine dhe sipas rrëfimit të Putinit kishte qenë fillimisht një nga kuzhinierët e Leninit dhe më vonë i Stalinit, në një nga Dacat ku qëndronin ata, në Moskë. Pas vdekjes së Stalinit, gjyshi i Putinit së bashku me gjyshen kishin jetuar dhe punuar në një shtëpi pensioni të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Ata nuk i kanë persekutuar edhe pas dënimit të kultit të Stalinit nga Krushovi, madje i kishin mirëtrajtuar sepse i quanin njerëz që nuk tradhtonin.
Kurse për gjyshin nga nëna, Ivan Kelomov, Putini rrëfen një histori sesi ai tregohet i mëshirshëm. “Gjatë luftës së parë botërore, kishte parë një ushtar armik që kishte marrë shenjë për ta vrarë, por kishte shtënë i apri duke e plagosur atë. Pasi ka parë ushtarin austriak të binte për tokë, i është afruar dhe ka filluar i mjekojë plagën duke e shpëtuar. Në shenjë falënderimi ushtari austriak e ka përqafuar”. Kjo pjesë e rrëfimit duket se është vendosur në film për të treguar shpirtin e mëshirës së gjyshërve të tij.