November 24, 2024

Gazsjellsi i TAP, cilat do të jenë përfitimet e Shqipërisë

Stavri Dhima, ekspert në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se përparësi në vitet e para do të ketë përdorimi i gazit për prodhim energjie

Stavri Dhima: Investimi dhe shpërndarja është edhe më i madh akoma. Pra, nëse do të ndërtohet i gjithë ky rrjet në të gjithë ultësirën, përfshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Shkodrën, Elbasanin, Lushnjen, Fierin dhe Vlorën, përfshirë edhe zonën e Korçës kryesisht, do të shkojë diku tek rreth 440 milionë euro.

Por si do të ndërtohet rrjeti i shpërndarjes së gazit në një kohë që kostoja është shumë e lartë. Sipas ekspertit të ministrisë  zgjidhje është parë dhënia me konçesion, pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për të bërë kujdes me konçensionet.

Stavri Dhima: Sistemi i shpërndarjes së gazit nëpër qytete është i hapur që të jetë edhe objekt konçensioni. Pra, një shoqëri e caktuar merr me konçension shpërndarjen e gazit në Tiranë dhe ajo bën gjithë infrastrukturën.

Gazsjellsi TAP parashikohet që të vihet në funksion në vitin 2020.Përdorimi i parë i tij është parashikuar që të jetë për vënien në punë të TEC-it të Vlorës dhe më pas të Korçës. Faza e dytë  parashikohet të jetë lidhja në rrjet gazi për bizneset e mëdha si metalurgjia apo fabrikat e çimentos. Ndërsa në fazën e tretë parashikohet që të bëhet gazifikimi për familjet. /Oranews

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com