Petr Cech ka arritur një rekord të madh pas fitores 3:0 ndaj Watfordit në kuadër të Premierligës. Portieri i Arsenalit, Petr Cech është bërë portieri i parë që ka arritur shifrën e 200 ndeshjeve pa pranuar gol në Premierligë.
Ai këtë shifër e arriti në ndeshjen e sotme ndaj Watfordit, ku priti edhe një penallti në minutën e 62’të.
Pas ndeshjes Cech tha se gjithnjë ka besuar në punën që ka bërë. “Është rekord i pabesueshëm personal.
Gjithnjë kam besuar në punën që kam bërë çdo ditë dhe se një ditë do të arrija këtu”, u shpreh Cech pas ndeshjes. Express