November 25, 2024

Trump dhe lideri i Koresë së Veriut do të takohen në maj

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump do të takohen personalisht në maj.

Ky njoftim është shumë i rëndësishëm dhe vjen pas deklaratave të tensionuara që dy shtete kanë pasur me njëri-tjetrin.

Lajmi i takimit është dërguar tek Kim, pas vizitës së disa zyrtarëve të Koresë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, tha se lajmi “erdhi si një mrekulli”.

Zhvillimi erdhi disa ditë pasi delegacioni i Koresë së Jugut u takua me Kim në Phenian.

Trump tha se zhvillimi ishte “përparim i madh”, por sanksionet mbi Korenë e Veriut do të mbeten në vend derisa të arrihet një marrëveshje e fortë.

Në një deklaratë dërguar në Washington, ambasadori i OKB-së në Korenë e Veriut tha se “vendimi i guximshëm” i zotit Kim do të ndihmonte në sigurimin e “paqes dhe stabilitetit në gadishullin Korean dhe rajonin e Azisë Lindore”.

Nuk ka ende tregues se ku mund të zhvillohen bisedimet Trump-Kim, por zona e demilitarizuar e kufirit Korean (DMZ) dhe Pekini janë parë si mundësi të mundshme.

Facebook Comments

MineralHygienics.com