November 25, 2024

Brad Pitt është shumë më i lumtur ?

Aktori i famshëm e ka marrë veten nga procesi i vështirë i divorcit dhe nga akuzat e ish bashkëshortes së tij dhe është mëse gati t’ja nisi nga e para.

Një burim pranë aktorit ka konfirmuar për “Ace Showbiz” se Brad është më i lumtur dhe më i shëndetshëm. Për të është hera e parë që largohet për pushime i vetëm dhe kjo gjë i ka dhënë mundësinë të rigjejë veten e tij.

Jeta e tij sociale po ripërtërihet po kështu edhe miqësitë e tij të vjetra. 54-vjeçari ka më tepër kohë të lirë për të dalë e për të kuptuar se çfarë dëshiron nga vetja dhe jeta e tij e re.

Facebook Comments

MineralHygienics.com