November 25, 2024

2500 Euro për një diplomë, Gjykata jep masën e sigurisë për ish-pronarin e “Kristal”

Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të enjte masën e sigurisë për Ahmet Muçën, ish-pronarin e Universitetit Kristal.

Ahmet Muça do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.

Muça akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat e falsifikim dokumentesh. Ai u arrestua të hënën, pas një hetimi 2 mujor të prokurorisë.

Dyshohet se Muça lëshonte diploma me datën dhe vulën e kohës kur universiteti figuronte i hapur.

Mësohet se për një diplome, Muça merrte 2500 Euro./LAJMIFUNDIT.AL/

Facebook Comments

MineralHygienics.com