November 25, 2024

Moda e re e artistëve…

Këngëtarja e njohur Barbara Streisand ka zbuluar se ka klonuar qenushen e saj Samantha-s, pasi kishte ngordhur vitin e kaluar. Dy qenushat e vegjël të Coton de Tuléar, i ka quajtur miss Scarlett dhe miss Violet.

“Ata kanë një karakter krejt ndryshe, nga Samantha, por do i pres të rriten për të parë nëse kanë trashëguar sytë kafe dhe karakterin serioz të saj”, tha Streisand.

Klonimi u bë i mundur duke përdorur qeliza të nxjerra nga goja dhe stomaku i Samantha-s. Streisand, nuk është e vetmja që ka përdorur klonim.

Edhe stilistja Diane Von Furstenberg së bashku me të shoqin Diller, kanë shpenzuar 100 mijë dollarë për të klonuar qenin e tyre Jack Russell terrier Shannon, në 2016-tën./a.m.

Facebook Comments

MineralHygienics.com