Gjatë një operacioni të policisë italiane është vënë në pranga Gaia Mogherini, vajza e vëllait të Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme.
Policia italiane ka arrestuar 21 persona në një operacion të gjerë në Romë, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës. Gjatë operacionit u sekuestruan disa armë si dhe lëndë narkotike.
Mësohet se pas arrestimit 28 vjeçarja është lënë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi ajo akuzohet vetëm për posedim të lëndëve narkotike.
Kjo nuk është hera e parë, që Gaia Mogerini arrestohet nga policia. Në mars të vitit 2016 ajo u arrestua për të njëjtën akuzë.
https://youtu.be/iMpKu_AdduY