November 25, 2024

Vettingu në polici, LSI bashkon votat me PS, miratohet edhe komisioni “Tahiri”

Parlamenti e përfundoi seancën maratonë pak para mesnatës, ku u votuan ligji për Vettingun në polici dhe komisioni hetimor për çështjen “Tahiri”.

Vetingu për punonjësit dhe drejtuesit e policisë dhe gardës, mori 88 vota nga Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim, ndërsa PD abstenoi me 33 vota dhe një kundër të Enkelejd Alibeajt.

Ligjit të Vettingut për policinë iu bashkuan edhe 19 amendime të LSI-së, që ishin dakordësuar me PS-në. Më herët gjatë ditës, Monika Kryemadhi e shpjegoi bashkimin e votave të LSI-së me ato të PS-së për vettingun në polici, me argumentin për të pasur një ligj të përafruar me standardet europiane.

Kuvendi miratoi me 121 vota edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj.

Mazhoranca dhe opozita kishin rënë dakord për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike, përfshi këtu rastin për të cilin Prokuroria po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri./a.m.

Facebook Comments

MineralHygienics.com