Në Komisionin për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shtyhet pika e parë e rendit te ditës për shqyrtimin e projektligjit për prokurorinë e përgjithshme. Bëhet fjalë për Projektligjin: “Për një ndryshim në ligjin nr.97/2016, për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.
Me konsensus të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste, anëtarët vendosen që këtë pikë ta rimarrin në momentin që në Parlament do të votohet lidhur me kërkesën e PD për ndryshimin e Kushtetutës, për shkarkimin e Arta Markut.
Komisioni vazhdon me procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionerë të Avokatitit të Popullit.