November 25, 2024

Ish-ministrja e Ekonomisë: Shqipëria ka 89 mijë dembelë

Një pjesë e shqiptarëve nuk e kanë qejf punën dhe kjo kuptohet lehtë me faktin që lokalet janë plot në çdo orë të ditës. Por sa është numri i atyre për të cilët ka punë por ata i rrinë larg asaj?

Deputetja e Partisë Socialiste, ish-ministrija e Ekonomise Milva Ekonomi bëri publike dje se 89 mijë shqiptarë janë inaktivë, ose e thënë troç dembelë.

E ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Ekonomi u mbështet në shifrat e INSTAT duke sqaruar se në popullsinë tonë me 2.87 milionë banorë janë 89 mijë persona që nuk punojnë dhe nuk pranojnë punët që iu afrojnë.

“Ata as nuk kërkojnë dhe as nuk pranojnë punën edhe kur e kanë këtë mundësi”, tha deputetja e PS.

E thënë me fjalë të tjera, këta 89 mijë janë dembelët e shoqërisë sonë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com