December 23, 2024

Thjerrëzat në tavë

Perbersite:

– 400 g thjerrëza,
– 150 g djathë të fortë të deleve,
– 2 qepë,
– 2 presh,
– 2 speca,
– 200 g ajvar,
– vaj,
– piper kokrra.

Përgatitja:

Thjerrëzat e lara hidhini në ujë të ftohtë dhe lini gjatë natës që të bymehen.

Të nesërmen ujin ndërrojani dhe zieni në temperaturë të ulët, me pak kripë, derisa kokrrat të zbuten, pastaj kulloni dhe lini të thahen.

Në vajin e nxehur fërgojeni qepën e grirë imët dhe preshin e prerë në rrathë, kur të bëhen “të ëmbël” shtoni specin e pastruar dhe të prerë në rrathë.

Zieni në temperaturë mesatare 10 – 15 minuta, përzieni thjerrëzat e kulluara dhe në fund shtoni djathin e thërrmuar trashë dhe ajvarin.

Sipas nevojës, hidhini shumë pak ujë në të cilin është zier thjerra dhe sipas shijes qitni piper.

Enën e dheut apo enën rezistuese ndaj zjarrit lyeni me vaj, hidhini përbërjen e përgatitur dhe piqeni pak në furrë të nxehur mirë që të krijohet korja e hollë.

Thjerrëzën e pjekur shërbejeni të ngrohtë, zbukurojeni sipas dëshirës.

Gjithmonë mund të shtoni suxhuk të tymosur mirë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com