November 25, 2024

Shqipëria e Kosova merren vesh për llogaritjen e detyrimeve të dërgesave postare

Administratori i Postës Shqiptare, Laert Duraj, dhe drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për përpunimin e dërgesave postare me rrugë tokësore me transit të hapur nga Posta Shqiptare, që kanë destinacionin final Postën e Kosovës.

Kjo marrëveshje ka për qëllim përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së detyrimeve për dërgesat me transit të hapur, që arrijnë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën si destinacion final, si dhe përcaktimin e tarifave për përpunimin e këtyre dërgesave postare.

Posta Shqiptare dhe Posta e Kosovës kanë bashkëpunim shumëvjeçar në fusha të ndryshme në interes të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e të dyja vendeve.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com