Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur në ambjentet e jashtme të Kuvendit në lidhje me kapjen e sasisë rekord të kokainës në portin e Durrësit.
Kryemadhi i kërkoi Ramës “të distancohet, të marrë përsipër përgjegjësitë, të largohet sa më shpejt nga krimi i organizuar”.
Sa i përket Vetingut në Polici, Kryemadhi u shpreh se ai është i domosdoshëm, ndaj duhet bashkëpunim i të gjithë aktorëve politikë.
Kjo sasi kaq e madhe e kokainës, rekord jo vetëm në Shqipëri, “tregon mjerimi ku është zhytur vendi, e them se krimi i organizuar që ka zaptuar cdo institucion po kalbëzon çdo qelizë të familjes shqiptare dhe shtetit”- tha ajo per mediat.