Elton John është detyruar të largohet nga skena gjatë një koncerti në Las Vegas për shkak të sjelljes vulgare të një fansi, i cili ndodhej aty për të prishur spektaklin, theksoi sot këngëtari britanik.
“Një fans ka vendosur duart në pianon time ndërkohë që po luaja dhe ka vazhduar edhe pse i kam kërkuar të ndalonte”, deklaroi ylli britanik 70 vjeç në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Twitter.
“Ky person ishte i pasjellshëm, i rrezikshëm dhe nuk kishte aspak respekt për spektaklin tonë dhe i thashë atë që ndjeva para se të largohesha nga skena deri në dëbimin e tij”, theksoi Elton John.
Ai u ngjit sërish në skenë, por pa fansa rreth tij. Ky incident ndodhi ndërkohë që po interpretonte “Saturday Night’s Alright”. (Balkanweb)