Skuadra e “kuqe” e drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri mposhti 3-0 Studentin në finale, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park.
Një fitore e lehtë, ashtu sikurse edhe pritej e skuadrës së Partizanit, që në të trija setet pati epërsi në fushë, e dominoi lojën dhe arriti t’i fitojë setet me diferenca pikësh.
Studenti nuk pati asnjë shans të triumfojë, bëri një lojë me hope, duke qenë gjithnjë në ndjekje të Partizanit.
Të tre setet ishin nën komandën e kuqe, që pati epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur dhe fituar me lehtësi 25-16, 25-18 dhe 25-21 dhe përfundimisht 3-0 me sete.
Të kuqtë festojnë me meritë këtë trofe, një sukses i dyfishtë i klubit të kuq, si me meshkujt ashtu dhe me femrat.