June 10, 2026

Vasili: taksa dhe per pensionistet

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili duke komentuar taksën e re që ka vendosur qeveria, atë të shtëpisë, shkruan se Edi Rama ka vendosur taksa edhe për pensionistët. Kete gje Vasili e ka shprehur ne nje postim ne rrjetin e tij te Facebook.

 

Postimi i tij ne Facebook

Kryeministri rrit taksat edhe për pensionistët për llogari të oligarkëve.

Kryeministri dhe qeveria e tij ka mbledhur 100 milion euro më pak nga plani, që ka bërë po vete ne vitin 2017.

Kushdo e kupton fare lehtë që oligarkët fshehin të ardhurat dhe nuk paguajnë detyrimet tatime e taksa. Oligarkët nuk paguajnë energjinë elektrike me miliona euro. Oligarkët zhvasin qindra milionë euro me koncesione dhuratë nga kryeministri dhe po tu mungojë ndonjë lek nga fitimi ja kompenson kryeministri.

Ndaj i mungojnë buxhetit 100 milion euro vetëm në 2017.

Pensionistët e varfër duhet të paguajnë takse për arsimin, dyfishin e taksës së shërbimit, taksë ndërtimore, 50% me shumë për ujin e pijshëm të gjitha këto taksa e tarifa të shtuara përveç atyre ekzistuese.

Thënë thjesht nga ai pension i mjeruar më shumë se sa një pension mujor u ikën pensionisteve për të paguar taksat e tarifat që rriten çdo vit.

Zhvat kryeministri varfërinë e dhimbshme të pensionistëve deri në pikën e fundit që ta mbushin ata arkën e shtetit me mjerimin e tyre, se oligarkët nuk paguajnë.

Oligarkët kanë të drejtë … se ata paguajnë dhe ngopin xhepat e kryeministrit e qeverisë, ndaj pse duhet të paguajnë taksat e tatimet e arkës së shtetit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com