June 19, 2026

Katër ditë të bllokuar nga bora në Dajt, FA i shpëton

Ne malin e Dajtit ushtria ka nderhyre duke shpetuar nga bllokimi kater-ditor kater persona.

Prej katër ditësh kishin mbetur të bllokuar në malin e Dajtit si pasojë e dëborës së rënë së fundmi, ndërsa ditën e sotme 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit janë shpëtuar nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Operacioni ka zgjatur gati 6 orë ditën e sotme, në të cilin morën pjesë 10 efektivë të Komandës Mbështetëse, që në fund arritën të shpëtojnë 4 personat e bllokuar.

Facebook Comments

MineralHygienics.com