E ftuar në emisionin Chic në News24, Armina Mevlani ka treguar më shumë rreth jetës profesionale, dhe jo vetëm.
E pyetur për marrëdhënien me Shkëlzenin, Armina është shprehur se ai është ndër personat që e ka mbështetur gjithmonë. Sakaq, Shkëlzeni javën që shkoi festoi ditëlindjen dhe Armina zbuloi dhe dhuratën që i ka bërë.
Edhe pse është shprehur se partneri i saj nuk pi duhan, blogerja thotë se i ka dhuruar një çakmak të veçantë. “Unë i dhashë dhuratë një çakmak të bukur dhe special. Ai nuk pi duhan, por ndonjëherë në ndonjë rast mund të ndezë puro”- është shprehur blogerja.
https://youtu.be/AR4yOvIDSws