November 25, 2024

Vasili: Vendi në duart e parave të pista

Petrit Vasili foli dje në një intervistë për “Standard” mbi ngjarjet e fundit të ndodhur në vend si edhe komentoi aktualitetin politik. Vasili e cilësoi kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Maminas si një tregues që vërteton kriminalizimin e jetës ekonomike dhe politike të vendit. Po ashtu ai mbështeti idenë e dhënë edhe më parë për stacionimin e DEA-s amerikane në Shqipëri. Ndërkaq Vasili komentoi edhe ecurinë e reformës në drejtësi duke folur veçanërisht edhe për heshtjen e ambasadorëve ndaj atyre që kreu i grupit parlamentar të LSI-së i cilësoi si hapa antikushtetues. Pjesë e intervistës është edhe çështja e shanseve të hapjes së negociatave apo edhe paralajmërimet për gjyqet ndërkombëtare, fatura e të cilave sipas Vasilit shkon deri në 2 miliardë euro.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com