Mimi Kodheli, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, deklaroi pas takimit të deputetëve me kreun e shtetit Ilir Meta se “ramë dakord për nevojën absolute që marrëveshja e kufirit detar me Greqinë të mos dështojë sidomos për momentin historik që po kalon Shqipëria, nevojën për të hapur negociatat me BE.”
“Dua ta falendeorj Presidentin, – tha Kodheli pas takimit, – për angazhimin e tij personal që pati për të informuar Komisionin e Jashtëm lidhur me dhënien e Autorizimit nga ana e tij për fillimin e negociatave me qeverinë greke për gjithë ç’ka ka ngelur pezull këto vite. Ne jemi mjaft të interesuar si përfaqësues të mazhorancës se kjo marrëveshje do të kalojë në parlament.