Pak javë më parë Afërdita Dreshaj na ka treguar propozimin romantik të martesës që ka marrë nga partneri i saj Jakub Kindl.
Mes luleve, unazës prej diamanti, darkës romantike që na i shfaqi njëra pas tjetrës në rrjetet sociale, tashmë ajo po bëhet gati për dasmën e madhe.
Fillimisht këtë lajm e ka bërë të ditur revista “Who” e më pas modelja e famshme e ka konfirmuar nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram.
Ceremonia e dasmës së saj do të mbahet më 29 qershor në Florida të Shteteve të Bashkuara. Nga fotot e publikuara duket se ajo do të bëjë një ceremoni në plazh ndërkohë që fustanin e bardhë dhe shoqërueset e nuses i ka zgjedhur që tani.