Kapja e 613 kg kokainë në Durrës ka tërhequr vëmendjen mediatike, si dhe të debateve në studiot televizive. Kjo ishte sasia më e madhe e drogës që është kapur në Shqipëri, vlera e të cilës në treg kapte shifrën e 180 milionë euro.
Në emisionin Opinion është shtruar sondazhi se kush e solli drogën e Durrësit, ndërsa 86 % e pjesëmarrësve identifikojnë Ramën.
Një sasi e tillë droge nuk mund të sillet nga Amerika Latine në Shqipëri, për të vijuar rrugëtimin në Europë pa një suport, pavarësisht se deri më tani janë të arrestuar dy persona dhe një tjetër i shpallur në kërkim.