December 24, 2024

KUR NGJYRAT MARRIN JETË… NË TË PAKONCEPTUESHMEN „KARAKTER SHPIRTI“

Nga Rudina Merkuri

DUKE SHKRUAJTUR PËR PIKTORIN E TALENTUAR GAZMEND FREITAG

Kur flasim për një pikturë duhet të nënkuptojmë gjithë atë shpirt, atë sy estetik që depërton në magjinë apo trokitjen e një vrapimi ku deti, fluturimi, apo portreti i një njeriu merr ngjyrë vizional. Gjenomi i një pikture ravizohet si pikë referimi dhe në shpirtin e një piktori të talentuar siç është Gazmend Freitag.

Çdo pikturë e tij sjell një evolim, një njohje të vetvetes ku duhet ndalur, në çfarë prizmi apo karakteri të një portreti duhen sintetizuar shungëllimat e përmasave të ngjyrave që nesër ato të lulëzojnë si skalitje të një shije të hollë. Veprat e tij kalojnë nga një metamorfozë të një kulture të hershme qoftë kjo dhe fetare deri në identitetin dhe nxjerrjen në pah të një tentativë për psikologji të portretit. Të bie në sy ngulmimi dhe mbivendosja e ngjyrave përkundrejt njëra – tjetres duke krijuar një vallzim me elemente ndiesore.

Ajo çka të tërheq në pikturat e Gazmendit është stili i veçantë, i rafinuar që ruan koherencën me një penelatë si e mbivendosur sipas gjendjes shpirtërore të portretit që ai sjell. Të bien në sy ngjyrat e pasura, drita me nuanca gri apo blu, dekorimi i plotë që vjen njëherazi si plan vendosje i pikave apo dekoreve që krijojnë një opus orgjinal me motive jetësore. Pra duke u futur në botën apo shpirtin e karaktereve ai shpalos të bukurën si një kod ngjyrash, si konvercion i emocioneve apo grishjen e një çasti magjik…

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com