November 24, 2024

Ja ç’deklaroi pas krimit nusja që u arrestua pasi dogji burrin dhe vjerren

Pas vrasjes së Olsi Hoxhallarit dhe nënës së tij, Salkie Hoxhallari në lagjen “24 maji” në Vlorë si dhe djegies së shtëpisë ku ata jetonin, i vetmi person që ndodhej atë natë në banesë ishte nusja e Olsit, Hysnije Hoxhallari, e cila u ndalua sot si e dyshuar si autore bashkë me Kasëm Pirjasim nga fshati Strum i Fierit.

“Rreth orës 11:30 minuta e lashë tim shoq dhe vjehrrën duke parë televizor dhe kalova në dhomën tjetër për të fjetur, – tha Hysnie Hoxhallari, nënë e një djali 3-vjeçar në janar. – Nuk kam dëgjuar asgjë. Rreth orës 4 të mëngjesit më zgjoi një si zhurmë, shpërthim, pashë tym e flakë dhe thirra menjëherë komshinjtë për ndihmë. Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha”.

Grupi hetimor pati dyshime që në fillim se nënë e bir ishin vrarë nga një person i afërt në befasi, pasi fqinjët nuk kishin dëgjuar asgjë dhe një prej të dyshuarve ishte dhe bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit.

Dyshimi kryesor i hetuesve është se masakra nuk kishte ndodhur për grabitje. Kjo për faktin se në të njëjtën dhomë ku ishin vrarë nënë e bir, hajdutët nuk e kishin vjedhur shumën prej 3 mijë eurosh. Viktima Olsi Hoxhallari kishte ardhur për festat e fundvitit nga Greqia ku edhe ishte emigrant dhe pritej që të largohej sërish, ndërkohë që nusja e tij Hysnia jetonte bashkë me vjehrrën, Salkien.

ARRESTIMI

Sipas Policisë  së Vlorës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.

Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Hysnie Hoxhallari, 32 vjeçe, banuese në Vlorë. Kasëm Pirjasi, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.

Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si “aksidentale”.

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi, mjet prerës i fortë prej metali.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com