December 24, 2024

Ermal Meta, jeta dhe karriera e tij

Ermal Meta është kantautor dhe kompozitor shqiptar, i cili po bën krenar çdo shqiptar me arritjet e tij në tregun e muzikës italiane.

Meta u lind më 20 prill të vitit 1981 në Fier, por prej moshës 13-vjeçare jeton në Bari të Italisë, ku tash edhe ka vulosur suksesin dhe veprimtarinë e tij atje.

Ermali më 2007 formoi grupin “La Fame di Camilla”, me të cilin ka publikuar tri albume. Që nga fillimi, grupi mori pjesë në ngjarjet kryesore të muzikës italiane, përfshirë edhe performancat me “Aerosmith” dhe “The Cranberries”.

Më 2010, Meta është paraqitur në festivalin e famshëm italian “Sanremo”, në kategorinë e të rinjve. Pastaj, mori pjesë me këngën “Odio le favole” në vitin 2016 po në këtë festival.

Që nga atëherë, ai nuk u largua nga ky festival. Në edicionin e sivjetmë ai rrëmbeu trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali me këngën “Non mi avete fatto niente”, që në gjuhën shqipe do të thotë “Nuk më keni bërë asgjë”, në duet me Fabrizio Moro.

Kjo këngë është renditur e para pas votave të publikut dhe jurisë profesioniste, kështu duke marrë dritën jeshile për në Eurosong në Lisbonë të Portugalisë.

Përveç si këngëtar profesionist, Ermali si tekstshkrues dhe kompozitor ka arritur majat e suksesit në Itali, me këngëtarë shumë të suksesshëm italianë.

Këngët e tij për këngëtarë si Ema Marrone, Francesco Renga, Patty Pravo, Chiara, Marco Mengoni, Giusy Ferreri, etj. qëndruan gjatë në top-listat italiane.

Më 2013 bashkëpunoi në realizimin e këngës “Non mi interessa”, të cilën e këndoi në duet me këngëtaren e njohur, Patty Pravo. Është autor i këngës “Straordinario”, me të cilën Chiara u paraqit në “Sanremo” më 2015.

Facebook Comments

MineralHygienics.com