November 24, 2024

Beqaj: Kërcënimi i Berishës ndaj gazetarit Artan Hoxha serioz dhe cënon rëndë fjalën e lirë

Deputeti Ilir Beqaj ka shprehur sot shqetësim lidhur me kërcënimet e ish kryeministrit Berisha  ndaj gazetarit Artan Hoxha, të cilat, sipas tij, përbvëjnë një kërcënim serioz ndaj fjalës së lirtë dhe medias në përgjithësi. Këto qëndrime Beqaj i bëri publike në mbledhjen e Komisionit Parlamentarë të Medias. Sipas tij, kërcënimet e Berishës ndaj gazetarit Hoxha duhet të jenë objekt i mbledhjes së këtij komisioni, i cili nuk mund t’i kalojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. “Denoncoj ashpër kërcënimet mjaft serioze të Berishës ndaj gazetarit Hoxha. është e patolerueshme. Secili nga ne këtu ka kusuret e veta në raport me median, por kërcënimet e Berishës deri dhe me jetë ndaj gazetarit janë jashtë çdo kufiri normal të marrëdhnies së politikës me median”, u shpreh Beqaj. Ndërsa bënte këto komente kryetarja e komisionit deputetja e PD Albana Vokshi është hedhur në sulm për të mbrojtur Berishën duke u shprehur se kryeministri i quan “mediat e kazanit”. Duke mos pasur ndonjë justifikim lidhur me deklaratat e Berishës në adresë të gazetarit Hoxha, Vokshi u përpoq ta mbyllte debatin me argumentat se objekt i punës së këtij komsiiooni për seancën e sotme është çështja e Teatrit ku ishte ftuar ministrja e kulturës Kumbaro.

Facebook Comments

MineralHygienics.com