Ministri Fatmir Xhafaj ka reaguar në Twitter në lidhje me kapjen e një sasie rekord kokaine në Portin e Durrësit.
Mësohet se është sekuestruar një sasi prej 613 kg kokainë që ishte fshehur mes bananeve në një kontenier që ishte nisur nga Kolumbia.
Xhafaj thotë se hetimi vazhdon, teksa shton se është goditur fort trafiku ndërkombëtar i drogës.
Reagimi i ministrit Xhafaj:
Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja.
Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimi vazhdon!
Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp.