November 24, 2024

SHBA shpalli non-grata Llallën, ja reagimi i Presidentit Meta…

Presidenti Ilir Meta i pranishëm në studion e News 24 u pyet në lidhje me për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ndërsa u shpreh se nuk mund të komentojë vendimet që merren nga SHBA.

Meta theksoi se e vetmja dijeni nga SHBA ka qenë në rastin e shortit të KED kur u kërkua për të parë nëse kishte shkelje të ligjit nga Prokuroria dhe pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte shkelje ligjore.

“Nuk kam arsye për të komentuar vendimet që merren nga Shtetet e Bashkuara. Është e drejtë e tyre të marrin vendim edhe për Llallën edhe për këdo tjetër. Kam pasur dijeni vetëm për heqjen e vizave të tij për shkak të lindjes së bashkëshortes së tij në SHBA.

Nuk mund të merrem unë me këtë çështje. Shtete e Bashkuara janë një shtet serioz dhe duke qenë shtet serioz dhe demokratik në çdo rast merr vendimet e duhura apo di të pozicionohet si duhet.

Ne kemi pasur vetëm një rast kur është hedhur shorti për KED , kur Prokuroria e Përgjithshme kishte detyrën e saj për propozimet, dhe ka pasur një shqetësim nga ndërkombëtarët se mos Prokuroria ka shkelur ligjin për kandidatët.

Pasi janë hetuar dhe verifikuar këto pretendime ka rezultuar se prokuroria ka vepruar në mënyrë korrekte me kërkesat. Nuk kam asnjë dijeni dhe asnjë informacion tjetër për këto lloj raportesh,” tha Meta.

Presidenti theksoi se LSI nuk ka propozuar asnjë asnjë kryeprokuror, apo gjykatës, ndërsa shtoi se “e kemi votuar Llallën në 2012, pasi ishte një figurë publike e pranueshme, e votuar më parë nga të gjithë si kryeinspektor i ILDKPI”.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com