November 25, 2024

Kengetarja Shqipetare zbulon ‘sekretin’ e rinisë

Gjykimi i sotëm i shumë stilistëve dhe blogereve shqiptare, të cilat, duke analizuar veshjet e personazheve të njohur në vitet 80 – 90, kanë arritur në përfundimin se shumë prej tyre kanë qenë model për këdo… Dhe jo vetëm atëherë, edhe sot.

Liljana Kondakçi është një prej atyre artisteve që janë vlerësuar gjithmonë për stilin e veçantë në vitet ’80 – ‘90. Ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë që në ato vite ishin shembull për shumë gra dhe vajza në Shqipëri, edhe Liljana ka shënuar një lloj revolucioni në modë me veshjet e skenës dhe kinemasë.

Në shkrimin e fundit të stilistes së njohur Stela Sallaku, artistja është etiketuar sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue”. Sallaku dhe Kondakçi ishin të dyja në studion e “Rudina”, ku kanë folur për stilin e asaj kohe dhe modelet e përshtatura të dikurshme: “Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka pasur gardërobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte gardërobën e saj. Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje”, – tregon Liljana për “Rudina”, duke treguar edhe veshjen që i ka mbetur peng.

“Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korrenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojëqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me frudha. Një tjetër fustan kam pasur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”,- tha Kondakçi.

Mes tyre, kishte shumë veshje që artistet i siguronin vetë dhe që ishin modele për të gjitha vajzat dhe gratë. Liljana, dikur dhe sot, është një model stili, gjithmonë në formë. Komplimenteve të Rudinës për look-un dhe linjat, Liljana i përgjigjet modestisht. Sekreti, tha ajo, qëndron te gjeni, palestra, ushtrimet fizike, kujdesi për ushqimin, por edhe muzika – ajo që e mban gjithmonë në formë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com