Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një konferencë shtypi, ka dhënë alarmin sot, për gjendjen e ekonomisë shqiptare. SIaps tij, ekonomia shqiptare është në prag katastrofe, kjo si rrjedhojë e kapjes së ekonomisë nga paratë e krimit, e drogës.
Sipas Bashës, kapja e ekonomisë nga paratë e drogës, duket më saktë te sektori i ndërtimit. Për Bashën, “Bashkia e Tiranës është lavatrice e parave të drogës e krimit, kjo duket nga bumi i ndërtimeve që nuk kanë asgjë racionale”.
“Aspekti i dytë e kapjes së ekonomisë nga krimi janë PPP, e theksuar më shumë në sektorët e mbetjeve urbane”, vijoi Basha
“Ndërtimet janë piramida droge. PPP janë borxh i fshehur, që bëhen për të pastruar paratë e drogës dhe për vjedhje nëpërmjet inceneratorëve…”.
KONFERENCË ME GAZETARËT NË SELINË E PARTISË DEMOKRATIKE
PUBLIÉ PAR LULZIM BASHA SUR MERCREDI 28 FÉVRIER 2018