November 24, 2024

AMBASADA/Gjermanët nuk komentojnë strehimin e Llallës në vendin e tyre

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, fill pasi u njoh me vendimin e Departamenit Amerikan të Shtetit ku i ndalohej përjetësisht hyrja në SHBA, u zhvendos bashkë me familjen e tij në Gjermani duke kërkuar strehim në këtë shtet. Gazeta “TemA” adresoi një kërkesë për informacion pranë Ambasadës gjermane në Tiranë, për të mësuar mbi vendimin e “Berlinit zyrar” për të strehuar një person të akuzuar për korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, referuar vendimit të firmosur nga sekretari i shtetit amerikan Rex Tillerson.

“1. Si shpjegohet që në një kohë kur SHBA e ka shpallur “a non grata” ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla dhe familjen e tij, Gjermania i ka siguruar atij lejë qendrimi?

  1. A do të ndryshojë ky vendim nëse Drejtësia nis hetimet për të?” ishin pyetjet në kërkesën e depozituar nga “TemA”.

Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë në përgjigjen e përcjellë nënvizon se ky qëndrim është i përkohshëm.

Dr. Johannes Dietrich, personi i kontaktit për parandalimin e korrupsionit në Ambasadë, thotë se ligjistlacioni përkatës i krijon mundësinë ish kryeprokurorit që të strehohet si çdo qytetar normal.

“I dashur z. Andrea Danglli,

pyetjeve tuaja të mëposhtme po u përgjigjem si vijon:

Për arsye të mbrojtjes së informacioneve personale Ambasada nuk pozicionohet lidhur me raste të vecanta.

Përgjithësisht ne sjellim në vëmendje, se cdo qytetar shqiptar në parim është i lirë të udhëtojë pa vizë për qëndrime afatshkurtra drejt Gjermanisë.

E drejta për të qëndruar në Gjermani bazohet në përcaktimet e ligjit gjerman për qëndrimin e të huajve.

Përshëndetje miqësore, Johannes Dietrich” shkruan ai në përgjigjen me e-mail për gazetën “TemA”.

Ndërkohë, më herët Adriatik Llalla përmes një shkrese të drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka, kërkuar për të mos qenë jetë subjekt i ligjit për vettingun.

Ai kreu detyrën e prokurorit të Përgjithshëm nga viti 2012 deri në dhjetor 2017, kur u zëvendësua nga Arta Marku që ndodhet përkohësisht në këtë pozicion deri në formimin e organeve të drejtësisë./tema

Facebook Comments

MineralHygienics.com