Cansu Dere është një nga femrat më të bukura të Tuqisë dhe për këtë është e vetëdijshme. Ajo ka treguar në një intervistë se ka qenë modele dhe balerinë. “Të dy këto profesione i kam adhuruar , por kur isha balerinë nuk më eci pasi më thoshin që isha tepër e gjatë për atë profesion.
Kur u bëra modele mu ndalua nga qeveria që të merrja pjesë në ‘Miss Globe’ pasi në atë kohë zhvillohej në Qipro”, -ka treguar aktorja e njohur. Më tej 33-vjeçarja ka vijuar: “Unë nuk dua të dal nëpër qendra tregtare dhe të shpenzoj për veshje, më mjafton të shpenzoj për një libër. Dhe mund të them që për mua bukuria nuk ka qenë bekim, por mallkim.” Nëse ky opinion lidhet me zhgënjimet në profesione apo në dashuri, këtë nuk e ka zbuluar./revistawho.com