November 25, 2024

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores indiane

Ylli i Bollivudit, Sridevi Kapoor ka humbur jetën pasi është mbytur “aksidentalisht”. Sipas autopsisë, aktorja 54-vjeçarje ka humbur ndjenjat, e si pasojë është mbytur aksidentalisht në vaskën e dhomës të hotelit ku po qëndronte.

Këto rezultate hedhin poshtë deklaratën e familjes së saj një ditë më parë, që aktorja kishte ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Në trupin e saj janë gjetur dhe doza alkooli. Bëhet e ditur se aktorja indiane po qëndronte në Emiratet e Bashkuara arabe, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në dasmën e nipit të saj.

Sridevi ishte e vetmja femër e “Bollywood”-it që kishte arritur të mbizotëronte në “Box Office” pa një protagonist mashkull në krah. Ajo ishte vetëm 4 vjeç, kur u shfaq për herë të parë në një film, gjë që do të shënonte fillimin e një karriere të gjatë, ku ka luajtur role interesante në 300 filma, gjatë një periudhe prej 5 dekadash.klan+

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com