November 24, 2024

Opozita denoncon dhjetra raste, Rama sjell një shembull nga Korça…

Ka reaguar sërisht përmes një postimi në rrjetet sociale duke mbrojtur skemën e re të ndihmës ekonomike, nga e cila sipas opozitës, janë përjashtuar mbi 20 mijë familje.

Por për kryeministrin nga skema janë përjashtuar ato familje që përfitonin në mënyrë të paligjshme.

Për këtë Rama ka nxjerrë një rast nga Korça, ndërsa disa orë më parë kreu i PD-së denonconte me dhjetra familje në Kavajë që ishin nxjerrë nga ndihma ekonomike.

Pas çdo denoncimi të opozitës për familjet që janë nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike, Kryeministri gjen raste sporadike të atyre që kanë përfituar nga skema, por nuk jep shpjegime për ato qindra e mijera familje që padrejtësisht kanë dalë prej saj.

“Majtas mjediset e brendshme të shtëpise së N.B në Korçë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas mjediset e R.Ç po në Korçë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike.

Me skemën e re, N.B është përjashtuar dhe R.Ç është përfshirë në skemë.  Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është në nevojë.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga  3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Image

 

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com