Është ndarë nga jeta Gëzim Qendro, drejtor i Galerisë së Arteve në periudhën1998-2002, kritik dhe historian i njohur i artit.
Ai ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë që vuante prej disa kohësh.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka komunikuar dhe ministrja e Kulturës Mirela KumbaroAjo shkruan se largimi i Qendros ka lënë një boshllëk të madh te të gjithë miqtë e tij.
“Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro. Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazevendesueshem! Lamtumire!”, shkruan Kumbaro në statusin e saj.