Mjekja e njohur dhe ish deputetja Rushen Golemi është ndarë nga jeta. Lajmin e ka dhënë kolegu i saj Tritan Shehu.
“Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur. Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim. Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria. Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete. I pa harruar do te jete kujtimi i saj”, shkruan deputeti demokrat në një postim në Facebook.